Me këtë rast organizatorët na ofruan me komunitetin e biznesit një podium për shkëmbimin e përvojave dhe pikëpamjeve për trendët ekonomike të vendit, sfidat e ardhshme në këtë drejtim, me qëllim nxitjen e investimeve në vend dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Kjo ishte edhe një mundësi e mirë, që si kryetar komune të prezantoj para biznesmenëve angazhimet dhe planet tona në forcimin e ekonomisë lokale.