Ambienti i pastër jetësor është ndër kushtet më të rëndësishme për shëndet më të mirë dhe nuk ka mision më të shenjtë jetësor se të punosh për pastërtinë e vendit ku jeton.

Kështu njësia e angazhuar për mirëmbajtjen e pastërtisë publike nga Komuna e Çairit për çdo ditë realizon procesin e pastrimit në më shumë lagje. Sot ata u përkujdesën për pastrimin e lagjes Seravë. Respektoni mundin e tyre, kontriboni edhe ju për ambient më të pastër duke hudhur mbeturinat aty ku e kanë vendin!