Dalëngadalë po ngritet vetëdija edhe e qytetarëve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe hapësirave të gjelbërta.

Është për tu përshëndetur edhe aktiviteti i sotëm i banorëve të lagjes Dyqanxhik, të cilët me vetëiniciativë janë organizuar dhe kanë kontribuar që lagja e tyre të duket më e pastërt dhe më e bukur para festës, duke shpresuar se edhe pas festave kjo pjesë dhe çdo tjetër do të mirëmbahet në këtë mënyrë.

Gjithashtu falemnderojmë edhe punëtorët e NP Higjiena Komunale dhe NP “Parqet dhe Gjelbërimet” të cilët kanë intervenuar në mbledhjen e mbeturinave që kanë pastruar qytetarët.