Investimin e rradhës Komuna e Çairit po e realizon në palestrën sportive të SH.F.K. “Adem Jashari” ku tashmë ekipet e punës po kryejnë procesin e instalimit të sistemit të nxehjes dhe ftohjes qendrore me pompa.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 5.720.371,00 denarë ndërsa implementimi i këtij sistemi të ri të ngrohjes do të mundësojë:
– kushte më cilësore për përdorimin e kësaj palestre nga ana e nxënësve në periudhën e dimrit dhe verës
– zvogëlimin e shpenzimeve operative për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes
– zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike
– zvogëlimin e nivelit të ndotjes së ajrit.