Po fillojmë me përgatitjet e para për realizimin e projektit të efikasitetit energjetik.

Për këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu realizoi takim koordinues me përfaqësues të këshillave banesor për të shqyrtuar procedurat dhe dokumentacionet e nevojshme, si dhe për të diskutuar rreth konsolidimit të të gjitha këshillave si predispozitë për realizimin e këtij projekti.