Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Çairit dhe në vazhdën e aktiviteteve me rastin e “Javës së Mësuesit 2018” në Qendrën Informative Kulturore u mbajt edhe programi qëndror me shkollat fillore dhe kopshtet për fëmijë të Komunës së Çairit.
Në këtë program festiv u ndanë tre çmimet e para të konkursit letrar me temë “7 marsi”. Ndarjen e çmimeve për konkursin letrar në emër të Kryetarit të Komunës e realizoj sekretari i Komunës z. Nedim Rama.