Mahnitës e shumë frymëzues koncerti i sotëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare që është dëshmia më e mirë se çdo pikë e derdhur gjaku e djerse për ruajtjen e kombësisë sonë ndër shekuj, ka ujitur rrënjët e krenarisë sonë kombëtare. Na u kënaqën sytë e na u freskuan shpirtërat!
Të bëhet zemra mal kur sheh se djemtë e vajzat tona përmes valles e këngës së bukur po e ruajnë si sytë e ballit amanetin e të parëve që kultura jonë e lashtë të mos shuhet asnjëherë.
Si Komunë e Çairit qëndrojmë me vullnetin më të madh në përkrahje të vatrës më të çmuar të kulturës sonë, që me pasion e mjeshtëri artistike të nivelit më të lartë lartëson vlerat tona të identitetit duke na bërë të ndihemi gjithmonë krenarë. Qoftë e pashuar dhe çdoherë frymëzuese veprimtaria e ansamblit tonë shtetëror kombëtar!