Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti sot aktorin e mirënjohur shqiptar, Bajrush Mjaku, një figurë e shquar e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Gjatë takimit, ai dhuroi ribotimin e parë të librit të tij “Urtësi dhe Marrëzi”, një vepër e rëndësishme për kulturën dhe letërsinë tonë.

Komuna e Çairit ka mbështetur me kënaqësi ribotimin e kësaj vepre, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë letrare. Përkrahja e artit dhe kulturës shqiptare do të mbetet një nga prioritetet kryesore, në mbështetje të artistëve dhe krijuesve që pasurojnë identitetin tonë kombëtar.