Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në Komunën e Çairit zëvendës kryetarin e Këshillit të Qytetit të Bursës dhe njëherit kryetar i Federatës së Komunitetit Rumeli (RUDEF) nga Turqia z. Şuayip Toprak dhe këshilltarin në Këshillin e Komunës Osmangazi z. Ibrahim Toprak.
Gjatë këtij takimi mjaft miqësor ata diskutuan mundësinë e bashkëpunimit me komunat e Qytetit të Bursës. Poashtu kreu i Çairit potencoi angazhimin serioz të komunës për respektimin e vlerave të komunitetit turk. Ai deklaroi se respekti për çdo nacionalitet është shtylla bazë e suksesit tonë të garantuar e të përbashkët pasi si kryetar komunash mbi të gjitha jemi të zgjedhur të përfaqësojmë të gjithë banorët tanë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
Nga delegacioni shumë i respektuar kryetari Visari Ganiu pranoi fjalë dhe këshilla motivuese, si dhe përkrahje të parezervë në përballjen me sfidat e rradhës.