Dita Nacionale e Spanjës u shënua sot, ndërsa në këtë event mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me ftesë të shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Mbretërisë spanjolle në vend, Jose Luis Lozano Garcia.
Dita Nacionale e Spanjës është dita e kremtimit në të cilën populli spanjoll përkujton historinë e vendit, njeh dhe vlerëson arritjet, rikonfirmon angazhimin e tij për të ardhmen e kombit. Me këtë rast Ganiu ka uruar ambasadorin Garcia dhe gjithë popullin spanjoll.