PO E ASFALTOJMË RRUGËN “LEKË DUKAGJINI” (ISH-PERO TOSHEV) NË LAGJEN SERAVË
Ekipet e punës të Komunës së Çairit po e asfaltojnë Rrugën “Lekë Dukagjini” (Ish-Pero Toshev) në Lagjen Seravë.
Sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu edhe personalisht inspektoi punimet që po realizohen për asfaltimin e kësaj rruge, ku siç e informuan ekipet e punës, paraprakisht është bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit përmes mjeteve të TAV.
🔜”Me këtë rast paralajmërova se do të vazhdojmë me modernizimin e infrastrukturës, posaçërisht asaj rrugore gjithandej territorit të Komunës së Çairit”, ka thënë Ganiu.