Në hapësirat e Qytetit të Shkupit u mbajt takimi rajonal me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesve nga komunat e Planit rajonal të Shkupit, Ministres së punës dhe politikës sociale Mila Carovska dhe Drejtoreshës ekzekutive të Rrjetit kombëtar. Me këtë takim filloi procesi i formimit të pakos rajonale të ndihmesave për gra viktima të dhunës familjare.

Për përkujtim, kryetarët e komunave në periudhën para-zgjedhore me nënshkrimin e Përkushtimit publik për avancimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve viktima të formave të ndryshme të dhunës duke përfshirë edhe dhunën familjare në nivel lokal, u përpoqën të ndajnë një pjesë nga buxhetet lokale për avancimin/formimin e ndihmesave për viktimat e dhunës.

Përskaj kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetarët e komunave të cilët ishin nënshkrues të përkushtimit edhe sot ishin prezent në takimin janë nga: Komuna e Aerodromit, Komuna e Kisella Vodës dhe Komunës së Gjorçe Petrovit, ndërsa për Komunën e Qendrës dhe Komunën e Karposhit ishin prezent përfaqësues nga këta komuna. Kryetarët e Komunës së Çarit, Komunës së Studeniçanit dhe Komunës së Sarajit po ashtu u kyçën në proces dhe dërguan përfaqësues nga komunat