Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe avancimit të procesit mësimor, shkolla fillore “Liria” është pajisur me një kabinet modern të informatikës, falë një investimi me vlerë 1.200.000 denarë nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK), e udhëhequr nga z. Jeton Akiki.
Ky investim përfshin kompjuterë, laptopë, smart tabelë dhe printerë, duke krijuar një mjedis të avancuar teknologjik për nxënësit, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit. Kjo iniciativë synon të përmirësojë aftësitë digjitale të gjeneratave të reja dhe të lehtësojë procesin mësimor në kushte moderne.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, i cili shprehu mirënjohjen për Agjencinë për Komunikime Elektronike për kontributin e saj të rëndësishëm në avancimin e arsimit në komunën tonë. Po ashtu, falënderoi drejtoreshën e shkollës, znj. Teuta Idrizi, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e saj në realizimin e këtij projekti.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të krijuar një sistem arsimor cilësor, duke investuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.