Në kuadër të aksioneve për lirimin e hapësirave publike Inspektorati i Komunës së Çairit po vazhdon punën në terren dhe si pasojë e kësaj sot është liruar hapësira publike në rr. Xhon Kenedi.

Njëherit Komuna e Çairit informon qytetarët e saj se në vazhdimësi dhe kontinuitet do të monitoroj gjendjen në terren për lirimin e trotuareve, shtigjeve, parkingjeve publike dhe hapësirave të gjelbra.