Takimet e punës që zhvillojmë me ambasadorët e shteteve të Europës kanë peshë të madhe pasi përmes shkëmbimit të praktikave të funksionimit të pushtetit lokal me vendet e Unionit dhe vendosjes së një bashkëpunimi krijojmë qasje të re progresive për realizim më cilësor të obligimeve tona profesionale.
Në këto korniza ishte edhe takimi i sotëm me Ambasadorin e Republikës së Slovenisë z. Milan Jazbec me të cilën shqyrtuam gjendjen aktuale të Komunës së Çairit, me ç’rast informova ambasadorin me hapat konkrete të ndërmarra nga udhëheqësia e re. Ambasadori Jazbec shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e tij të plotë për të përforcuar interaksionin me pushtetin lokal të Slovenisë, për të cilën i jam përzemërsisht faleminderues.