Edhe sot Çairi ynë ishte i nderuar, kësaj radhe me vizitën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Së bashku me presidentin, drejtorin Sakip Axhami profesor e nxënës morëm pjesë në “Ditën e hapur” të Shkollës së Mesme që gjendet në Komunën e Çairit, “Cvetan Dimov”. Gjatë eventit theksova se sot nuk u promovuan vetëm drejtimet e këtij institucioni arsimor, por u ngrit vetëdija e nxënësve se është gjë shumë e shkëlqyeshme të mësoni në një shkollë siç është “Cvetan Dimov” sepse shumë më herët filloni edhe profesionalizimin dhe përgatitjen për një të ardhme të ndritshme. E nga ana tjetër shoqëria ka nevojë për gjenerata të shëndosha, mirë të edukuara, mirë të emancipuara.