Komuniteti rom në Çair , sot kremtoi 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve, datë kjo që shënon takimin e parë ndërkombëtar të përfaqesuesve romë në vitin1971.
Në këtë ngjarje morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu i cili përveç se përcolli mesazh urimi për komunitetin rom, foli edhe për rëndësinë e të jetuarit në një shoqëri multikulturore dhe multifetare siç është Komuna e Çairit. Mes tjerash theksoi gjithashtu se shënimi i kësaj dite nënkupton njëherit dhe shënimin e historisë, traditave dhe kulturës rome, si thirrje për prosperitet, integrim, barazi dhe gjithpërfshirje, në të cilin aspekt Komuna e Çairit ka qenë e angazhuar gjithmonë.