Me rastin e Festës së Mësuesit “7 Marsi”, sot shkolla fillore “Imri Elezi” organizoj program festiv ku morrën pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Çairit, Ekselenca e tij ambasadori i Sllovenisë z.Millan Jazbec si dhe mësues pensionist, mësues aktiv dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Imri Elezi”.
Gjate manifestimit, nga ana e Ekselencës së tij z. Millan Jazbec u promovua edhe iniciativa për vëllazërimin e shkollës fillore “Imri Elezi” me një shkollë nga Sllovenia ku dy shkollat do të fillojnë bashkëpunimin e ngushtë mes tyre në të gjitha veprimtaritë – arsimore, edukative, kulturore, artistike dhe sportive, me organizime të përbashkëta të aktiviteteve, festave, garave dhe të trajnimeve profesionale.