Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Çairit vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Mehmet Gega” në lagjen Fushë Tophanë, ku po realizohet zëvendësimi i gypit të kanalizimit – një kërkesë e përsëritur nga banorët e kësaj zone.

Edhe pse jo gjithmonë në kompetencat e drejtpërdrejta të komunës, Çairi mbetet i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, duke dëshmuar se bashkëpunimi dhe pranisë në terren janë themel i qeverisjes sonë lokale.