Përfundoi kanalizimi fekal – vijon ujësjellësi i ri në Dizhonska 17
Komuna e Çairit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Në Rrugën Dizhoni 17, është përfunduar me sukses ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit fekal, me një gjatësi prej 180 metrash. Ky investim i rëndësishëm ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për 35 amvisëri të kësaj zone.
Aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për fazën e radhës – instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili do të mundësojë një furnizim më të sigurt dhe më cilësor me ujë për banorët e lagjes.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të Komunës së Çairit për të ndërtuar një sistem funksional, të qëndrueshëm dhe të standardizuar infrastrukture, në çdo lagje të territorit komunal.
Punimet po realizohen sipas planit dinamik të projektit dhe do të vazhdojnë me intensitet të plotë deri në finalizimin e të gjitha fazave.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës lokale dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët.