Tashmë dy javë të tëra ekipet e angazhuara nga komuna e Çairit po përkujdesen për vendosjen e pengesave për ngadalësimin e shpejtësisë së veturave në më tepër pjesë të territorit të komunës sonë.
Vëmendje të veçantë po i kushtojmë parandalimit të vozitjes së shpejtë në zonat e shkollave fillore ku për çdo ditë qarkullojnë fëmijët tanë.

Aksioni i vendosjes së “policëve të shtrirë” përfshiu edhe:
rrugën Petre Georgiev në afërsi të SH.F. Kongresi i Manastirit dhe rr. Çairska në lagjen Sahat Kullë
rrugën në afërsi të shkollës “Jashar Bej Shkupi”
krahun e rrugës Hristijan T. Karposh.