Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me drejtorët e shkollave fillore të Çairit vizituan Shtëpinë Përkujtimore “Nënë Terezë” – Shkup. Me këtë rast nga drejtori i këtij Institucioni Nacional Naser Curri, u informuan për gjithçka që ka të bëjë me këtë mjedis mjaft të rëndësishëm duke u nisur nga gjësendet e eksponuar në këtë Muze e deri tek aktivitet që ndërmerren.
Gjatë vizitës edhe njëherë u rishikua mundësia që shkollat fillore komunale në mënyrë institucionale dhe përmes programeve shkollore, të organizohen që nxënësit ta vizitojnë Shtëpinë Përkujtimore “Nënë Terezë”.