Sot, kryetari i komunës së Çairit , z.Visar Ganiu realizoi takim me zejtarët dhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku për së afërmi u angazhua të njoftojë për aktivitetet kryesore , rrjedhën e tyre si dhe afatin kohorë për rrumbullaksimin e projektit i cili ka për qëllim promovimin e turzmit në Çarshinë e Vjetër.

Aktivitetet kryesore të projektit janë konservimi dhe sanimi i kalldërmës dhe dyqaneve, ndërrimi i vitrinave të dyqaneve si dhe promovimi digjital i trashëgimisë kulturore të Çarshisë.

Projekti është financuar nga BE menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Kabineti për çështje ekonomike pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet poshatu nga Komuna e Çairit.