Në ambientet e Komunës së Çairit u realizua trajnimi për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes lokale dhe përfaqësuesve të policisë lokale si aktivitet i planit aksional lokal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë punëtori interaktive administratorët e Komunës së Çairit dhe punonjësit e policisë së vendit filluan kapitull të ri të bashkëpunimit për efikasitet më të madh veprues në dobi të qytetarëve.