Në praninë e mjekëve më eminentë në vend nga fusha e radiologjisë, onkologjisë dhe kirurgjisë dhe të shumë zonjave të respektuara, sot si Komunë e Çairit dhe me shoqatën Ezra iu bashkuam luftës globale kundër kancerit të gjirit.
Është një fakt i pamohueshëm që duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kolektiv për rreziqet e kancerit të gjirit më shumë se një ditë, më shumë se një muaj, sepse numri i grave të prekura nga kjo murtajë e shekullit po rritet në një ritëm shumë të shpejtë.
Një ekzaminim mjekësor, mbështetja, guximi dhe mosdorëzimi janë gjërat që duhet të jenë prioritet për ato gra që luftojnë kancerin e gjirit, ato që kanë dyshimin më të vogël se mund të preken nga kanceri apo ato që ndoshta nuk janë as të vetëdijshme se kanë arritur një fazë më të avancuar të kancerit, ose mund të jenë edhe në fazat e hershme.
Le të mos e lëmë kancerin të thotë fjalën e fundit, sepse shpresa është si dielli, i cili hedh pas nesh hijen e barrës derisa udhëtojmë drejt tij.
Të gjithë e kemi fjalën e fundit nëse ndërhyjmë në kohë!