Kryetari i Komunës së Çair Visar Ganiu dhe Ministri e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga ambientet e Shkollës Fillore “Imri Elezi” dhe Shkollës Fillore “7 Marsi” ju uruan të gjithë filloristëve hapërim të mbarë në rrugën e dijes.
Ata me kënaqësi përcollën manifestimin e përgatitur nga nxënësit duke dëshmuar mbi entuziamin fëmijëror në ditën e parë të shkollës. Poashtu, të dy ju uruan mësimdhënësve punë të mbarë dhe përkrahje në misionin për edukimin e brezave të rinj.