Foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2023 është vajzë, peshon 3560 gr. dhe ka lindur në ora 03:20 pas mesnate.
Nënkryetarja e Komunës së Çairit, Sermine Purini sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurën dhe nënën Taibe Bislimi Ibraimi. Me këtë rast foshnjës së parë, Komuna e Çairit i dhuroi edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve.