Kampionët e Karate Clubit “Forca” bashkë me trajnerin e tyre Muarrem Imeri i ka mirëpritur sot në Komunën e Çairit, kryetari Visar Ganiu për t’ua uruar sukseset e mëdha që arritën në Kupën e Maqedonisë së Veriut për Kadet Junior dhe U21, nga ku ky klub rrëmbeu 11 medalje. Me këtë rast edhe karateistja Mirushe Reçi fito të drejtën për të marë pjesë në kampionatin Botërorë që do të mbahet në Konya të Turqisë, kurse medalistët tjerë kanë fiturar të drejtën për të marë pjesë në kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Mal të Zi.
“I përgëzova këta kampiona, duke shprehur krenarinë për faktin se po na përfaqësojnë me shumë suksese dhe në mënyrë madhështore në gara të ndryshme”, është shprehur Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.