Nën moton “Koalicion në luftën kundër urisë” Komuna e Çairit e përfaqësuar nga Shefi e Kabinetit të Kryetarit të Komunës znj.Fisnike Osman, sëbashku me udhëheqësinë e Organizatës Humanitare për ndihmë qytetarëve të rrezikuar social dhe familjeve të tyre “Euro Human International” dhe Organizatës Joqeveritare “Banka për Ushqim” realizuan aksionin humanitar të shpërndarjes së paketave ushqimore në prag të festës së Kurban Bajramit për familjet me asistencë sociale dhe kategorinë e fëmijëve me nevoja të posaçme.