Në prag të festës së Alfabetit tonë kombëtar, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot sëbashku me përfaqësuesit e Departamentit të Arsimit dhe Edukimit Parashkollor të Komunës së Çairit, dhuruan 150 komplete librash në të gjitha shkollat fillore në territorin e komunës sonë.
Qëllimi kryesor i këtij donacioni është pasurimi i fondit të bibliotekave nëpër shkolla, vend ku edukohen brezat tanë të ardhshëm në mënyrë që të zgjerojnë horizontin e njohurive në frymën e traditave më të mira të qytetërimit botëror dhe evropian. Poashtu, kreu i Çairit shpehu se ishte kënaqësi e veçantë të dëshmosh për entuziazmin e nxënësve të SH.F. “Kongresi i Manastirit” të cilët euforinë festive që krijojnë festat e Nëntorit tonë e përcollën përmes një manifestimi shkëlqyeshëm të organizuar.