Komuna e Çairit shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me Down Syndrom nën moton #unëjamsiti
Kjo ditë e shënuar në theks duhet të ketë mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të qytetarëve të barabartë të vendit tonë, qytetarëve të prekur nga sindromi down, si persona që kanë veçantitë e tyre, ashtu siç i kemi të gjithë ne.
Të gjithë jemi të veçantë në formën dhe natyrën tonë. Dallimet tona janë vlerat që ne i sjellim shoqërisë. Andaj shoqëri e shëndoshë do të thotë shoqëri e diversitetit dhe shoqëri gjithëpërfshirëse.
Komuna e Çairit duke dashur të shprehë përkushtimin dhe obligimin qytetar dhe atë institucional, premton ndërmarrjen e të gjitha masave dhe hapave të nevojshëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të personave të prekur me këtë sindrom.
Si projekte konkrete të cilat Komuna e Çairit ka paraparë dhe mund ti përmendim janë: formimi i një qendre ditore për personat me nevoja të veçanta dhe ndërtimi I objektit të ri të shkollës ekzistuese “Idnina” në Çair, me të vetmin qëllim që këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre t’u garantojmë kujdesin e nevojshëm dhe të domosdoshëm.
#unëjamsiti