Në natën e ndërrimit të motmoteve,kryetari i Komunës së Çairit vizitoi stacionin policor të Bit Pazarit dhe repartin e kujdestarisë së zjarrfikësve për të vëzhguar nga afër gatishmërinë e tyre për intervenim eventual gjatë kësaj nate festive. Siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor. Qoftë i mbarë për të gjithë viti 2018!