Kryetari i Komunës së Çairit vizitoi sot edicionin e 37-të të Panairit të Librit në Shkup, i cili po mbahet në arenën “Boris Trajkovski”. Me moton “Ushqim për shpirtin”, panairi këtë vit mbledh mbi 65 shtëpi botuese nga vendi dhe rajoni, duke ofruar një gamë të gjerë librash për të gjitha grupmoshat dhe shijet letrare.
Gjatë vizitës së tij, kryetari vlerësoi interesimin e madh të qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve që promovojnë leximin dhe kulturën në jetën e përditshme. Ai nënvizoi se libri mbetet një burim i pazëvendësueshëm i dijes dhe pasurimit shpirtëror, dhe se nismat që mbështesin përhapjen e kulturës letrare meritojnë gjithmonë mbështetje dhe vëmendje institucionale.
Panairi do të vazhdojë të jetë i hapur për publikun në ditët në vijim, duke sjellë mundësi të reja për lexuesit dhe dashamirët e librit.