Duke i dhënë frymën e bashkëpunimit ndërkufitar, projekti CBCEcoKid konfirmoi se aksionet e përbashkëta të të rinjve janë shumë domethënëse në edukimin e gjeneratave dhe ruajtjen e ambientit që i rrethon.
Me mesazhin ‘Mbaje mjedisin të gjelbër për të marrë frymë pastër’, si pjesë e fushatës sensibilizuese, nxënësit e shkollave të komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut ishin nikoqirë të 45 nxënësve nga komuna e Ferizajt me qëllim që të ndajnë vizionin e tyre për ruajtjen e mjedisit të pastër. Ata, së bashku, ndërmorrën aksion për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e ambienteve publike.
CBCEcoKid mundëson njohjen dhe krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis të rinjve nga të dy anët e kufirit, si pjesë e programit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar.
