ME EDUKIM PLOTËSUES DHE MBËSHTETJE SOCIALE NË FUNSKION TË JETËS MË CILËSORE

530

Programi për Punë gjithëpërfshirëse ka për qëllim t’ju mundëson përfshirjen sociale të personave të papunësuar përmes angazhimit të tyre në kohë të caktuar me orar të shkurtuar, për shkak të fitimit të shkathtësive të caktuara dhe përfshirja graduale në tregun e punës.

Programi gjithashtu ka për qëllim që përmes sigurimit të shërbimeve të sferës sociale t’ju ndihmoj personave të cilët jetojnë në territorin e vetëqeverisjes lokale.

Titulli i projektit: “ ME EDUKIM PLOTËSUES DHE MBËSHTETJE SOCIALE NË FUNSKION TË JETËS MË CILËSORE”

Duke pasur parasysh qëllimin e përgjithshëm që duhet të arrihet me programin PGJP, ndërsa ajo është:

Të ndihmon dhe të siguron përfshirje më të madhe të personave të cilët më rëndë përfshihen në treg dhe rritjen e shërbimeve sociale në bashkësinë lokale,

Në aktivitet e projektit janë definuar këto qëllime specifike:

  • Përforcimi i kapacitetit në kuadrin arsimor në procesin e arsimimit të nxënësve të bashkësisë rome,
  • Sigurimi i kuadrit për vizitë dhe kujdese të personave të moshuar,
  • Përkrahe të personave me pengesa në zhvillim (probleme në të folurit),
  • Formimi i bazës së të dhënave për cilësisë dhe kuantitet të shërbimeve sociale dhe shëndetësore, dhe
  • Sigurimi i shërbimeve gjatë realizimit të disa të drejta të caktuara të grupeve të prekura.
  • Mbi bazë të Kontratës me nr.  09-1264/5, Komuna e  Çairit në bashkëpunim me MPPS, APRM, UNDP, në bazë të kushteve të PROGRAMIT PËR PUNË GJITHËPËRFSHIRËSE dhe në bazë të konkursit publik të shpallur për angazhim të personave të papunësuar 09-1264 janë angazhuar 15 persona të papunësuar ç[r arritjen e qëllimeve të programit.

Partner të projektit: Partneri 1 – Shoqata Sumnal, Partneri 2 – Shoqata e invalidëve të punës, Partneri 3 – Shoqata Imago plus

Mbështetës financiar të programit është UNDP.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë