Në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, faleminderoi fondacionet “Hap pas hapi“ dhe “MoneyGram“ që po u dhurojnë nxënësve dhuratën më të çmuar për rritjen e aftësive të tyre të leximit dhe mendimit – 60.000 libra shkollorë në 336 shkolla fillore të vendit në mesin e të cilave janë edhe shkollat fillore të Çairit.
Ndër tjerash, kreu i Çairit theksoi: “T’ju kushtojmë më tepër kujdes pasurimit të bibliotekave shkollore dhe të ndikojmë fuqishëm përmes krijimit të bibliotekave shtëpiake në mbjelljen e dashurisë ndaj librit te fëmijët tonë si këshilltari më i mirë i ndërgjegjes. Le të shfytëzohet në mënyrën sa më produktive ky fond i ri i librave.”