Në prani të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ambasadores së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larsson Jain, dhe mysafirëve të shumtë, në Komunën e Çairit sot u promovuan 7 libra nga autorë suedez dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku.
“Do të vazhdojmë të mbështesim shkronjat, fjalën e shkruar, shkrimtarët, botimet që pa dyshim se janë burimi i pashterrueshëm i kulturës së popujve të mbarë botës.
Përgëzoj këtë miqësi shqiptaro suedeze të poetëve të krijuar nga Shtëpia botuese SHKUPI, Qendra kulturore MIGJENI nga Borasi i Suedisë, Këshillit për kulturë dhe Art “KULTURADET” në Stokholm të Suedisë dhe kuptohet Ambasada e Suedisë në Shkup, e cila vit për viti është pjesë e pandashme e kësaj ngjarje tanimë tradicionale”, ka deklaruar kreu i Çairit, Ganiu.