Komuna e Çairit në bashkëpunim me UNDP-n në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të këshillave komunal”, donacion i Agjensionit Zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), mbajti sesionin e parë të “Forumit në bashkësi”.
Në të morrën pjesë qytetarët e komunës të cilët përcaktuan fushat prioritare për financimin e projekteve. Si fushë kryesore u caktua “Mbrojta sociale dhe inkluzioni i personave me aftësi të kufizuara”.
Si propozime kryesore të Forumit u përcaktuan:
– kyçja e fëmijëve me nevoja të veçantë në arsimin e rregullt;
– ngritja e kapaciteteve të kuadrit mësimor për punë me fëmijët me nevoja të posaçme;
– rregullimi i infrastrukturës përkatëse të institucioneve arsimore; dhe
– përkujdesje të fëmijëve me nevoja të posaçme.