Përmes organizimeve me anë të së cilave promovojmë vlerat sportive të të rinjve tanë, nderojmë veprën e dëshmorëve të kombit. Me organizimin e turneut sportiv garues për nxënësit e nëntë shkollave tona fillore, nderuam figurën e dëshmorit të kombit Imri Elezi.

Komuna e Çairit përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për lojën korrekte të demonstruar duke respektuar njëri tjetrin dhe rregullat e lojës. Këto evenimente shfaqin talentin e sportistëve tanë të rinj, të cilët në të ardhmen do të bëhen krenaria e sportit kombëtar.

Këto janë rezultatet finale të turneut:

Vendi i parë: SH.F. Imri Elezi

Vendi i dytë: SH.F. Adem Jashari

Vendi i tretë: SH.F. Liria