Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” Ardijan Muça çdo ditë e më tepër po përkujdesen për Çair më të gjelbërt. Këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm po e vazhdojnë me rregullimin e parkut qëndror në lagjen Fushë Topanë, ku inspektuan punimet që po zhvillohen intenzivisht për rregullimin e tij në sipërfaqe të përgjithshme prej 10 000 m2.

Komuna e Çairit do të përkujdeset që parku i ri të ketë:
– ulëse të reja të parkut
– shporta për mbeturina
– korsi për qarkullimin e qytetarëve
– dy kënde me lojëra për fëmijë
– ndriçim të ri publik dhe
– fitnes zona në hapësirë të hapur.