
Një festë për Kadarenë në shkollën “Ismail Qemali” – Çair
Shkolla “Ismail Qemali” në Çair u mbush me gjallëri dhe vargje për të shënuar ditëlindjen e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Nxënësit, nën udhëzimin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe, interpretuan poezi dhe prezantuan ese, duke shprehur ndjeshmëri dhe admirim për veprën e tij të pasur letrare. Aktiviteti u pasurua edhe nga nxënësit e klubit […]




















