Gjatë ditë së sotme qëndrova në qytetin e Pejës ku mora pjesë ne zbulimin e pllakës përkujtimore dhe Akademisë solemne me rastin e 30-vjetorit të hyrjes nga Shqipëria në Kosovë të grupit të armatosur të drejtuar nga Sali Cekaj – Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha e Ilaz Kodra.

Në këtë grup, por edhe në grupin e dytë, kishte luftëtarë edhe nga Shkupi siç janë Halil Palloshi, Sedat Osmani, Selman Reçi, Fatmir Stavileci, Jakup Limani, Fatmir Fejzullahu e Sami Hasani, emrat e të cilëve qëndrojnë edhe në pllakën e zbuluar sot. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, derisa në […]

Read more

Gjatë ditës së sotme vizitova Shoqatën për personat me nevoja të veçanta “Mirsia”, me ç’rast me kryesinë e saj biseduam rreth nevojave, problemeve, vështirësive dhe sfidave të personave më nevoja të veçanta.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Shoqatës “Mirsia” prezantuan programin e tyre ambicioz në aspekt të sigurimit jo vetëm të ndihmave materiale, por edhe për përpjekjet e tyre për mbështetje morale dhe psikike për personat me nevoja të veçanta. Nga ana jonë ofrova edhe mbështetje morale dhe institucionale për personat me nevoja të veçanta dhe përkujtova se […]

Read more

Fillon procesi i regjistrimit të filloristëve në shkollat fillore të Komunës së Çairit

Të nderuar prindër, të dashur filloristë, Ju njoftojmë se gjatë gjithë muajit Maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit kësaj rradhe në përputhje me protokolet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid 19. Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm […]

Read more