Lëshohet në përdorim klasa e re senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta në SH.F.K. “Liria” në Çair

Pas lëshimit në përdorim të klasës senzorike në SH.F.K “Hasan Prishtina”, vazhdon realizimi i këtij projekti që në masë të madhe përmirëson kushteve shkollore dhe ngrit nivelin e përkujdesit institucional ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta edhe në SH.F.K “Liria”. Në prezantimin e kësaj klase të re ishin të pranishëm kryetari i Bashkimit Demokratik për […]

Read more

Komuna e Çairit dhe OJQ “Bota Ime” ndanë pakot e vitit të ri për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetari i Komunës sl Çairit Visar Ganiu bashkë me Organizatën për edukim dhe rehabilitim të fëmijëve me nevoja të veçanta “Bota Ime” u përkujdesën që këta fëmijë të përjetojnë bukurinë e atmosferës festive. Ndarja e pakove të Vitit të Ri përtej simbolikës solli buzëqeshje dhe i dha kuptim ditëve festive të fundvitit për këta fëmijë. […]

Read more

Miratohet Buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2020

Në seancën e 33-të të Këshillit të Komunës së Çairit me shumicë votash nga këshilltarët e pranishëm u miratua Buxheti i Komunës për vitin kalendarik 2020. Përmbajtja e detajuar e tij do të shpallet në web faqen zyrtare të Komunës së Çairit – cair.gov.mk, menjëherë pas publikimit të vendimit për miratimin e tij në Fletën […]

Read more

Prezantohen rezultatet e studimit analitik të stafit akademik të UNT-së për shkollat fillore të Komunës së Çairit

Një studim të shkëlqyeshëm hulumtues për shkollat fillore të Çairit realizuan stafi akademik i profesoreshave të Univerzitetit “Nënë Tereza” – Prof. Diturije Ismaili, Prof.Kaltrina Zekolli Shaqiri, Prof.Elizabeta Bajrami Ollogu dhe Prof.Arta Xhelili, rezultatet e të cilit me vëmendjen më të madhe i dëgjuan kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë […]

Read more

Pikturim artistik i trafo stacioneve të rrymës nga nxënësit е shkollave fillore të Komunës së Çairit

Komuna e Çairit dhe Organizata “Centre for Common Ground” realizuan aktivitetin e rradhës në suaza të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” që përkrahet edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ambasada e Holandës. Kësaj rradhe nxënësit e klasave të nënta të shkollave fillore të Çairit bashkë […]

Read more