Fillon ndërtimi i pishinës moderne në SH.F. “7 Marsi”

Në hapësirat e Shkollës Fillore “7 Marsi” ka nisur ndërtimi i një pishine moderne, një nga projektet më të rëndësishme sportive për brezin e ri në Çair. Gurthemeli i këtij investimi, me vlerë rreth 1 milion euro, u vendos nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Objekti sportiv do të ketë dimensione bashkëkohore, me […]

Read more

Transformim i plotë në Dizhon: Projekti hyn në fazën përfundimtare

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, inspektuan nga afër progresin e punimeve në lagjen Dizhon, ku po realizohet një ndër projektet më të plota infrastrukturore në komunë. Projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të zbatimit. Investimi përfshin ndërtimin e […]

Read more

Mexhiti: Çairi, ndalesa e parë e Presidentit Begaj në vizitën zyrtare

Mexhiti: Çairi, ndalesa e parë e Presidentit Begaj në vizitën zyrtare Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Çairin si ndalesën e parë të kësaj agjende shtetërore. Vizita u zhvillua me pritje […]

Read more

Vazhdon mirëmbajtja e pastërtisë në lagjet e Çairit

Në kuadër të planit të rregullt të punës, ekipet sezonale për mirëmbajtjen e pastërtisë kanë vijuar angazhimin e tyre në terren në disa lagje dhe rrugë të Çairit. Gjatë ditëve të fundit, punimet janë realizuar në Fushë Topanë në rr. Metodija Mitevski, August Cesarec, Nikolla Grçeto, Tophane e Vjetër, Duganxhik, Blagoja Parovia, si dhe në […]

Read more

Bashkëpunimi arsimor si urë lidhëse: SHFK “Ismail Qemali” në vizitë zyrtare në Viti

Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave pedagogjike ishin në fokus të vizitës zyrtare që SHFK “Ismail Qemali” – Çair realizoi në SHFMU “Halil Alidema” në Pozharan të Vitisë. Takimi shënoi një hap konkret drejt thellimit të binjakëzimit mes dy institucioneve, me theks në hartimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve që synojnë avancimin e […]

Read more

Siguria fillon me përgatitje – Ushtrim simulues në SHFK “Hasan Prishtina”

Në frymën e përkushtimit për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor, në SHFK “Hasan Prishtina” u realizua një ushtrim simulues për evakuim në rast të fatkeqësive natyrore. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me SHVZ “Bajram Miftari” – Çair dhe Kryqin e Kuq, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të koordinuar në situata emergjente. Ushtrimi […]

Read more

Aksion për pastrimin dhe kontrollin e rrjetit të kanalizimit në Çarshinë e Vjetër

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, ka nisur aksionin për inspektimin, pastrimin dhe kontrollimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në territorin e Çarshisë së Vjetër. Aksioni është realizuar sot dhe do të vazhdojë edhe nesër, me qëllim sigurimin e […]

Read more

Bulevardi “Mit’hat Frashëri” drejt realizimit – projekt strategjik për Çairin

Bulevardi “Mit’hat Frashëri” po hyn në fazën e realizimit, si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për Çairin. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, inspektuan nga afër nisjen e projektit në segmentin nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardi “Bosna dhe Hercegovina”, në […]

Read more

Nis rikonstruksioni i plotë i rrugës “Ferid Murati”

Ka nisur rikonstruksioni i plotë i rrugës “Ferid Murati”, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Çair. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjevski, njoftuan fillimin e punimeve në terren. Projekti përfshin asfaltim të ri, dy korsi të rregulluara në të dy drejtimet, trotuare […]

Read more