1000 M2 HAPËSIRË E RE PARKIMI NË FUSHË TOPANË

SOT ekipet e Komunës së Çairit kanë përfunduar punimet për krijimin e hapësirës së re për parkim dhe që është me sipërfaqe prej 1000 m2. Kjo hapësirë e re që do të shtojë kapacitetin e vendparkingjeve, gjendet në Lagjen Fushë Topanë.  Vendparkingje të reja vazhdojmë të krijojmë edhe në lagje të tjera të Komunës sonë.

Read more

Gjatë ditë së sotme qëndrova në qytetin e Pejës ku mora pjesë ne zbulimin e pllakës përkujtimore dhe Akademisë solemne me rastin e 30-vjetorit të hyrjes nga Shqipëria në Kosovë të grupit të armatosur të drejtuar nga Sali Cekaj – Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha e Ilaz Kodra.

Në këtë grup, por edhe në grupin e dytë, kishte luftëtarë edhe nga Shkupi siç janë Halil Palloshi, Sedat Osmani, Selman Reçi, Fatmir Stavileci, Jakup Limani, Fatmir Fejzullahu e Sami Hasani, emrat e të cilëve qëndrojnë edhe në pllakën e zbuluar sot. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, derisa në […]

Read more

Gjatë ditës së sotme vizitova Shoqatën për personat me nevoja të veçanta “Mirsia”, me ç’rast me kryesinë e saj biseduam rreth nevojave, problemeve, vështirësive dhe sfidave të personave më nevoja të veçanta.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Shoqatës “Mirsia” prezantuan programin e tyre ambicioz në aspekt të sigurimit jo vetëm të ndihmave materiale, por edhe për përpjekjet e tyre për mbështetje morale dhe psikike për personat me nevoja të veçanta. Nga ana jonë ofrova edhe mbështetje morale dhe institucionale për personat me nevoja të veçanta dhe përkujtova se […]

Read more