𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐂̧𝐚𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐟𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 “𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦 𝐌𝐢𝐟𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭” 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐚𝐠𝐨𝐫𝐢𝐜̧ 𝐭𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫

Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është nisur për ndihmë të rajoneve të përfshira nga zjarret në Nagoriç të Vjetër të rrethit të Kumanovës. Heronjtë tanë të aksioneve të shpëtimit nga SHZV “Bajram Miftari” i janë përgjigjur […]

Read more

Në Komunën e Çairit u shpalos tabela me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe njëherësh e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deputeten e zonës nga radhët e BDI-së, Merita Koxhaxhiku, nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët […]

Read more

Në Komunën e Çairit vendosëm edhe një zonë fitnesi

Ditën e sotme ekipet tona të punës kanë vendosur edhe një zonë fitnesi në territorin e Komunës së Çairit. Kjo zonë rekreimi gjendet në lagjen Fushë Tophanë. Do të vazhdojmë të vendosim pajisje fitnesi dhe të krijojmë zona të tilla rekreimi edhe në lagje të tjera të Komunës që duam. Aktiviteti fizik është garanci për jetë […]

Read more

Çairi e Presheva po binjakëzohen

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ishte nikoqir i kryetares së Komunës së Preshevës, zonjës Ardita Sinanit dhe kryetarit e Kuvendit të Preshevës z.Sami Salihut me të cilët biseduan për shumë çështje që janë më interes të ndërsjellë për të dyja komunat, të Çairit dhe të Preshevës dhe mirëqenien e banorëve që jetojnë […]

Read more

Bulevardi “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit me zgjidhje të përhershme, do të bëhet me 6 korsi

Kryetarët e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot paralajmëruan fillimin e procedurës për furnizime publike për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit. Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, […]

Read more

Komuna e Çairit me aksion për dhurimin e gjakut

Komuna e Çairit në hapësirat e saj sot organizoi aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq të Çairit. Në këtë aktivitet përveç të punësuarve të komunës u inkuadruan edhe shumë mësimdhënës të shkollave komunale, sikurse edhe edukatore të çerdheve për fëmijë, por pjesëmarrës ishin edhe qytetarë të […]

Read more

Filluan punimet për hapësirë shtesë parkimi për qytetarët e rrugës “Parashqevi Qeriazi”

Ekipet tona komunale kanë filluar punimet për të siguruar hapësirë shtesë parkimi për qytetarët e rrugës “Parashqevi Qeriazi” (“Arhiepiskop Dositej”). Në kuadër të këtij aktiviteti, kemi paraparë të rregullojmë dhe të shtrojmë me bekaton një sipërfaqe prej afërsisht 1500m2, me çka do të krijojmë edhe hapësirë të re parkimi. Ky është vetëm edhe një ndër […]

Read more

Komuna e Çairit ka siguruar mbi 1 milionë euro të tjera për infrastrukturën nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë

Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikontruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë. Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë […]

Read more