Ceremonia komemorative në Komunën e Çairit nderon jetën dhe veprën e këngëtarit Shpat Kasapi

Në Komunën e Çairit u mbajt sot mbledhja komemorative kushtuar këngëtarit Shpat Kasapi, një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti familjarët, artistët dhe të ftuarit, duke shprehur respektin institucional për figurën dhe krijimtarinë e artistit. Në ceremoni morën pjesë familjarë të Kasapit, artistë nga mbarë […]

Read more

UNDP dhe Çairi bashkë në hartimin e Planit Zhvillimor 2025–2029

Sot, në Komunën e Çairit, u mbajt takimi konsultativ për hartimin e Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal, një nga proceset më të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të komunës. Në këtë takim mori pjesë Kryetari i Këshillit Komunal, z. Muhamet Murtezi, si përfaqësues institucional i Komunës së Çairit. Me mbështetjen profesionale të ekipit të UNDP-së, […]

Read more

Komuna e Çairit finalizon punimet në rrugën nr. 9 të Bulevardit “Mid’hat Frashëri”

Komuna e Çairit ka përfunduar rikonstruktimin e rrugës nr. 9 të Bulevardit “Mid’hat Frashëri”, ku është vendosur edhe shtresa përfundimtare e asfaltit. Ky investim është pjesë e gjashtë projekteve infrastrukturore që po realizohen njëkohësisht në këtë zonë, me synim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët. Punimet në terren vazhdojnë paralelisht […]

Read more

Përfundon asfaltimi i rrugës “LPK” në lagjen Seravë

Në lagjen Seravë është finalizuar projekti për asfaltimin e rrugës “LPK”, duke përfshirë rregullimin e pusetave dhe intervenimin në një pjesë të rrjetit atmosferik, aty ku ka qenë e domosdoshme. Rruga është tashmë e sistemuar, e sigurt dhe gati për përdorim nga qytetarët. Gjatë vizitës në terren, banorët shprehën vlerësim për ritmin dhe cilësinë e […]

Read more

Konsultim Publik për Planin e Zhvillimit Lokal 2025–2029

Komuna e Çairit njofton opinionin se, në kuadër të bashkëpunimit me UNDP-në dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, është përgatitur draft-versioni i Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal për periudhën 2025–2029. Ky dokument strategjik paraqet bazën për planifikimin e zhvillimit afatmesëm të komunës dhe për përmirësimin e shërbimeve publike në të gjitha fushat me rëndësi për […]

Read more

Filloi pajisja e shkollave me inventar të ri

Komuna e Çairit sot realizoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit e kushteve në shkollat fillore komunale. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një vizitë pune në Shkollën Fillore “Liria”, ku u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Teuta Idrizi, me rastin e mbërritjes së inventarit të ri. Shkolla “Liria” u pajis me […]

Read more

Çairi thellon lidhjet me Unionin e Bashkive Shqiptare

Komuna e Çairit vazhdon të jetë një shembull i bashkëpunimit aktiv ndërkomunal. Në takimin e zhvilluar midis kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Drejtoreshës Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kombo, u diskutuan ide dhe projekte që lidhin komunat shqiptare përmes artit, trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimit. Ky bashkëpunim i […]

Read more