Komuna e Çairit lëshoi në përdorim klasën senzorike për fëmijët me nevoja të posaçme në Shkollën Fillore Komunale “Hasan Prishtina”

Përkushtimi i Komunës së Çairit për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor vazhdoi sot në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ku kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, donatorin e projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe […]

Read more

Visar Ganiu në seancën e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian

Seancat e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian janë dëshmi e orientimit strategjik properëndimor të komunave të vendit. Nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Visar Ganiu në seancën e 17-të të këtij trupi organizativ, elaboroi ecurinë e procesit të reformave në pushtetin lokal […]

Read more

Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit paralajmërojnë realizimin e projektit për zgjerimin e “Rrugës së Plastikave”

Për të zbardhur detajet e investimit të rradhës në agjendën e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit që ka të bëjë me zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev” të njohur si rruga e Plastikave, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, kryetarin […]

Read more

Asfaltohet rruga Dizhon nr. 7

Pas rregullimit të infrastukturës nëntokësore – rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën Dizhon nr. 7, Komuna Çair realizoi premtimin e dhënë për asfaltimin e saj të tërësishëm.

Read more

Parku i ri në Fushë Topanë kënaqësi për sytë dhe vendi më i ri i argëtimit për fëmijët e lagjes

Revitalizimi i parkut më të madh në lagjen Fushë Topanë është edhe një fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Komunës së Çairit, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet”. Me proces të koordinuar pune arritëm sëbashku t’ia rikthejmë bukurinë kësaj lagje dhe të ruajmë imazhin e Çairit si njëra nga komunat më të gjelbërta. […]

Read more

Administratorët e Komunës së Çairit dhe punonjësit e policisë në trajnim të përbashkët

Në ambientet e Komunës së Çairit u realizua trajnimi për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes lokale dhe përfaqësuesve të policisë lokale si aktivitet i planit aksional lokal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë punëtori interaktive administratorët e Komunës së Çairit dhe punonjësit e policisë së vendit filluan kapitull të ri të bashkëpunimit për […]

Read more

Komuna e Çairit, Bashkësia Fetare Islame dhe Sektori për Punë të Brendshme – Shkup thellojnë bashkëpunimin për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Nën organizimin e udhëheqësisë së organizatës Centre for Common Ground znj. Vilma Venkovska Milçe dhe z. Pajtim Saiti u realizua takim i përbashkët pune mes Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu, Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis Sulejman ef. Rexhepin dhe zëvendës komandantit të Sektorit për Punë të Brednshem Shkup z. Sasho Inxhikovski, ku […]

Read more

Lëshohen në përdorim mësonjëtoret e renovuara dhe modernizuara në kopshtet për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha”

Në fokus të Komunës së Çairit është në vazhdimësi përmirësimi i infrastrukturës shkollore për proces më cilësor edukativo-arsimor. Kësaj rradhe u realizua bashkëpunim me kompaninë Axi Ağaçkakan dhe afaristin Sherafedin Ibishi për të modernizuar dy mësonjëtore e të kopshtit për fëmijë “Fidani” të cilat sot i lëshuam në përdorim bashkë me kryetarin e parë të […]

Read more