Profesori Larry Hubbell mbajti ligjeratë në Komunën e Çairit

Një sistem efektiv i menaxhimit të resurseve njerëzore është çelësi i suksesit të administratave komunale për zbatimin e principeve europiane të funksionimit që implikon rruga drejt Bashkimit Europian. Për të mësuar më tepër në këtë drejtim, patëm nderin të kemi në Komunën e Çairit profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Seattle të SHBA-së, Prof. Dr. […]

Read more

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës, z. Christian Thimonier

Zhvillimet aktuale dhe ecuria funksionuese e njësive të pushtetit lokal përcillen me vëmendjen e plotë të ambasadorëve të vendeve të Europës në vend. Pikërisht në vazhdën e takimeve të krerëve të diplomacive të vendeve europiane në vendin tonë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës […]

Read more

Kreu i Komunës Visar Ganiu ndau vërtetime për realizimin me sukses të mësimit praktik për studentët

Pas një muaji mësim praktik të realizuar në Komunën e Çairit që studentëve u mundësoi vëzhgimin e aplikimit të njohurive të akumuluara teorike në praktikë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me mentorin e tyre Mr.Sc. Driton Kuçi ndanë vërtetimet për realizimin me sukses të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm të të studiuarit […]

Read more

Komuna e Çairit përkrah projektet bamirëse të Shoqatës “Femrat shqiptare kudo që janë”

Vazhdojmë të përkrahim fuqishëm dhe të thellojmë bashkëpunimin me çdo shoqatë që me realizimin e veprimtarive humanitare ndikon në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të qytetarëve tanë në nevojë. Euforinë humanitare që kaploi vendin tonë gjatë kësaj periudhe si institucion po e vazhdojmë me përkrahjen e projekteve bamirëse të Shoqatës “Femrat shqiptare kudo që janë” që […]

Read more

Renovohet Qendra Ditore për fëmijë me autizëm e Shoqatës “Imago Plus”në Fushë Topanë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Ministren për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, përfaqësues të sektorit civil, kompanive private dhe institucioneve tjera vendore u përkujdesën që të renovojnë Qendrën Ditore për fëmijë me autizëm të Shoqatës “Imago Plus”në Fushë Topanë të kryesuar nga znj. Zemrijete Bela. Në këtë qendër shërbime cilësore […]

Read more