Në Çair do të vendoset busti i Presidentit Amerikan Woodrow Wilson
Në seancën e 29-të të saj, Këshilli i Komunës së Çairit njëzëri miratoi pikën e rendit të ditës të propozuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu për vendosjen e bustit të Presidentit Amerikan Woodrow Wilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit, me rastin e 100 vjetorit të Traktatit të Versajës. […]
